Politike

“Basha” nuk i ndahet Metës, del kandidatura e dytë për kreun e PL: S’jam i përfshirë në asnjë skandal

Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka dalë një konkurrent në garën e tij për kreun e partisë në fund të muajit prill. Emrin e ka Faik ndërsa mbiemrin Basha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake të Kamzës në vitin 2019.

“Me vullnet të lirë, në vitin 2020 vendosa t’i bashkohem familjes së madhe të ‘Lëvizjes Socialiste për Integrim’, sot Partia e Lirisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kandidova për deputet në Qarkun e Tiranës dhe në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të mbajtura më 14 Maj 2023, u zgjodha këshilltar i Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak Kamëz.

I gjithë formimi im, shtuar këtu edhe eksperiencat e larmishme profesionale, më kanë sjellë kontakte të afërta me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm të fushës së politikës, medias, biznesit etj.

I pa përfshirë në asnjë lloj skandali, kërkoj që të gjithë formimin, profesionalizmin, besimin, kapacitetin, imazhin, dhe vullnetin tim, t’a ushtroj në të mirë të vendit tim”, shkruan ndër radhë Faik Basha.

“E përshëndes për shpirtin e garës, shpirtin e garës e kemi të lindur. Sa më të fortë i kemi konkurrentët, aq më të mirë bëhemi. Do të fitojmë pa doping”,reagoi  Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë