Lideri demokrat, Lulzim Basha, ka nisur takimin në qytetin e Elbasanit. Basha u shpreh se qeveria ka dështuar totalisht në politikat e saj ndaj rinisë, duke e lënë atë në mëshirë të fatit dhe duke i afruar si rrugë zgjidhjeje vetëm emigrimin.
“Sot është një ditë e madhe, më 4 nëntor rinia gjermane rrëzoi Murin e Berlinit, ndërsa më 4 nëntor pas rënies së komunizmit u mbajt Mesha e parë në Shkodër. Vendi duhet të dalë sa më shpejt nga kjo krizë e tmerrshme, sepse rinisë ia kanë hequr të drejtat, sepse ky kryeministër, ky pushtet, ka dështuar me rininë, duke i mbajtur me rroga të tmerrshme, me kushte jetese shumë të dobëta, me arsim që vështirësisht është i mundshëm, me gjendjen e dobët ekonomike familjare në Shqipëri. Ky kryeministër ka dështuar në mënyrë të qartë”, tha ndër të tjera Basha.
Lulzim Basha theksoi se “kjo qeveri ka vrarë shpresën e rinisë dhe të shqiptarëve”.
Ndërkohë, ka premtuar rikthimin e shpresës te shqiptarët, duke thënë se PD do të sjellë politika, të cilat janë frytëdhënëse për rininë e Shqipërinë.
“Pasi të ju kemi dëgjuar do tju ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete”, u shpreh Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.