Politike

Basha nis fushatën në Instagram: Çfarë do të ofroj si kryeministër në 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme disa komunikime “pyetje-përgjigje” në Instagram, ku ka prekur disa tema të ndryshme.

Basha është pyetur ndër të tjera se çfarë do të bënte, si kryeministër, për shqiptarët në rajon.

“Gjëja e parë që do të ndryshojë, nuk do të ketë një qasje si patronazhist por si bashkëpunëtorë i gjithë lidershipit politik të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo ata jetojnë. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Ppr dua t’u them dhe këtë, ndryshimi la filluar që tani. Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar, ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro. Pra gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të prevalojë mbi interesat kombëtar. As interesat politike, aq më pak personale”, tha ai.

Ai ka folur dhe për ofertën e PD në zgjedhjet e vitit 2025.

“Me një program të mirë, që po përgatitet nga ekspertët më cilësor të Shqipërisë dhe me ndihmë ndërkombëtare, me një ekip të përbër me zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja me reputacion në shoqëri që gëzojnë besimin tuaj. Kjo do të jetë oferta jonë, është në dorën tuaj të zgjidhni ofertën më të mirë. Partia Demokratike do të jetë kjo ofertë në zgjedhjet e ardhshme. Me një kulturë të re politike që do të bashkojë të gjithë energjitë pozitive të shoqërisë, do të bëjë të mundur ndryshimin që duam të gjithë. Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohesh me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë