Politike

Basha në Shëngjin: As 10% e hoteleve kanë rezervime

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi takime me operatorë turistikë dhe sipërmarrës në Shëngjin.

“As 10% e strukturave hoteliere nuk kanë rezervime, ndërsa pjesa më e madhe e bareve dhe restoranteve po punojnë me 30-40% të kapaciteteve. E gjithë kjo situatë do të thotë se më shumë se gjysma e punonjësve, që në kohë normale do të ishin duke punuar dhe siguruar të ardhura për familjet e tyre, sot janë të papunë.

Dështimi i RAMAVIRUSIT për marrjen e masave për të kryer testimet e nevojshme në mënyrë që të identifikoheshin dhe izoloheshin vatrat e të infektuarve me COVID-19, ka sjellë këtë situatë në vend, ku për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, numrit të ulët të testimeve dhe situatës së rëndë ekonomike, BE refuzoi hapjen e kufijve me Shqipërinë. Kjo do të thotë më pak turistë, më pak të ardhura, më pak të punësuar...”, tha Basha gjatë takimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë