Politike

Basha në protestën e “Astirit”: Mos u dorëzoni, beteja do fitohet!

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se po bën gjithçka që të zhvendosë vëmendjen nga reagimi qytetar.

Nga protesta e radhës të banorës të zonës së “Astirit”, ai kërkoi nga këta të fundit që të mos dorëzohen, duke siguruar edhe mbështetjen e opozitës në këtë kauzë.

“Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët, - tha Basha. -

Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh se kështu beteja do fitohet. Mos u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, në universitet dhe duke rikthyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj”, u shpreh kreu i PD.

Ai tha se Prokuroria hesht përballë asaj që e quajti vjedhje të hapur me projektin e Unazës së Re, ku sipas tij Rama dhe Veliaj do të përfitojnë 40 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë