Politike

Basha në njësinë 7 në Tiranë: Më 25 Prill fiton Shqipëria

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbritur në terren ku në fillim jave u takua me qytetarë e biznese të zonës së Njësisë Administrative 7 në Tiranë.

Pas bisedave kryesisht për situatën e biznesit sot, Basha tha se PD-ja ka një plan konkret për të shpëtuar ekonominë.

“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve.

Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit.

Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot.

Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë