Politike

Basha, në një prej fabrikave në Durrës: Plani i PD lehtëson biznesin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Durrës në një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të letrës në Shqipëri, fabrikën e Bardhyl Baltëzës, sipërmarrës i vjetër që mban në punë më shumë se 160 punëtorë në ndërmarrjen e tij. Pas bisedës me të, Basha tha se Partia Demokratike ka ofruar prej disa javësh në ndihmë të biznesit prodhues: 200 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo punëtor dhe interes 0 për bizneset që marrin kredi për të paguar pagat e punëtorëve të tyre.

Kryetari i opozitës ritheksoi premtimin për taksën e sheshtë 9% dhe atë për sigurimet shoqërore 18 %, teksa një ndër vendimet kryesore në rast se ai vjen në krye të qeverisë do të jetë ulja e çmimit të naftës.

“7 vjet krizë ekonomike janë rënduar për shkak të pandemisë dhe natyrisht për Durrësin janë rënduar edhe për shkak të tërmetit. Ka ardhur koha që të kemi një qeveri që të gjithë vëmendjen energjinë, financat, masat, planet strategjinë, t’ia kushtojë ekonomisë, t’ia kushtojë shëndetit shqiptarëve. Ndaj dua t’ju them që për mua dhe Partinë Demokratike, prioriteti numër një dhe leva numër një për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike është mbështetja e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen e tij dhe në veçanti për sipërmarrjen prodhuese, duke bërë të mundur që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun europian, dhe për këtë mbetemi të vendosur për atë platformë që e kemi diskutuar edhe më parë së bashku me kolegët tuaj, dhe të çmimit të naftës dhe të çmimit të energjisë konkurrent në rajon dhe jo më të lartin siç është sot, të taksës së sheshtë 9% sa i përket biznesit prodhues siç jeni ju…”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë