Politike

Basha në Kukës, ofron mbështetje për biznesin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte të premten në Kukës ku u ndal në një punishte artizanale në këtë qytet.

Basha ishte në punishten e zonjës Hate Ora, me të cilën bisedoi për situatën e këtij biznesi dhe në përgjithësi për situatën ekonomike në Kukës.

“...Rruga e vetme për t'i dalë përpara kësaj të keqeje ishte ajo që kemi propozuar prej marsit. Paketa ndihme ekonomike dhe financiare për të gjithë familjet në nevojë dhe për biznesin në veçanti për biznes si i juajin i cili pa këtë ndihmë rrezikon falimentin. Dhe do kesh gjithë përkrahjen dhe gjithë ndihmën, për të rindërtuar biznesin, sipërmarrjen, prodhimin në majat më të larta që e ke pasur, pse jo edhe më mirë”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë