Në një proncimin nga Kukësi, ku po vijon takimet me qytetarët në kuadër të aksionit opozitar, Kryedemokrati Lulzim Basha tha se i shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë kuksianëve që refuzimin masiv që i bënë kryeministrit Rama më 30 qershor.
”Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin.
Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.