Politike

Basha ndryshon strategji, Arben Çejku caktohet në Kukës, profili i kundërt i Nokës

Arben Çejku pritet të jetë drejtuesi i PD-së për qarkun Kukës në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai ishte kandidati më pak i kontestuar nga demokratët e Kukësit, duke marrë nga baza një mbështetje të madhe.

Dy zgjedhjet e fundit parlamentare, Kukësi është drejtuar nga Flamur Noka, i cili për herë të parë është spostuar nga ky qark, duke kaluar në Tiranë.

Vendin e tij e merr një kandidat me një profil krejt tjetër. Arben Çejku është një emër i hershëm në strukturat e PD-së. Në vitin e 2005 ai u zgjodh për katër vite si i ngarkuar me punë në Kosovë, ndërsa në 2009-2013 shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Çejku drejton gjithashtu Qendrën Shqiptare për Qeverisje të Mirë dhe është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve.

Me pak fjalë një profil krejt i ndryshëm nga ai i Nokës.  Zgjedhjet e fundit parlamentare, PD-ja mori në Kukës tre mandate deputeti, ndërsa PS-ja fitoi vetëm 1.

Kësaj here skema ndryshon sepse përballë Arben Çejku do të ketë Safet Gjicin.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë