Politike

Basha: Na duhet pastrimi i politikës, listat e hapura dhe vettingu është zgjidhja

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  gjatë vizitës në Lezhë me qytetarë e biznese të këtij qyteti kërkoi sërish pastrimin e politikës, pse e së cilës ai është protagonist prej vitit 2004.

"Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata duan të dëgjohen, duan të jenë të përfshirë në vendimmarrje dhe për këtë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz që është sa më afër tyre dhe problemeve të tyre.

Për këtë qëllim ne kemi propozuar pastrimin e politikës përmes vettignut, listat e hapura për t’u dhënë njerëzve lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, barazinë e votës, që forca e qytetarëve të jetë e njëjtë, pavarsisht nga qarku ku ata jetojnë. Votën e diasporës, një President i zgjedhur nga populli, si dhe heqjen e imunitetit nga ndjekja penale. Që politika tju shërbejë familjeve shqiptare", - shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë