Politike

Basha me plane afatgjata, vizitë në Slloveni për Shqipërinë e pas 6 muajve

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansa.

“Pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša...

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit.

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm”, tha Basha pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë.

Kryetari i opozitës nënvizoi se, Kryeministri Janša e kishte garantuar se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë