Politike

Grupi i PD: Jemi kundër komisioneve online, do paraqitemi fizikisht

Deputetët e Partisë Demokratike do të paraqiten fizikisht në komisione për të zhvilluar mbledhjet edhe pse Konferenca e Kryetarëve ka vendosur mbajtjen  e komisioneve online.  

Vendimi është marrë nga Grupi Parlamentar i PD-së të shtunën në mesditë.

Sipas grupit parlamentar demokrat, mbledhja e komisioneve online bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i “shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët”.

Në seancën e të enjtes, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, gjatë një prononcimi për mediat, tha se grupi parlamentar bashkë me dy grupet e tjera të opozitës do të diskutojnë se cfarë qëndrimi do të mbajnë ndaj vendimit të Konferencës së Kryetarëve miratuar me votat e mazhorancës për mbledhjen e komisioneve online.

Opozita është kundër këtij vendimi, me argumentin se kjo cënon parlamentarizmin.

Bardhi qartësoi të enjten se nuk do të ketë bojkot por nuk sqaroi as hapat që do të ndiqen.

Të shtunën ata kanë marrë një vendim gjysmak


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë