Politike

Basha: Koha për vetting në politikë, lista të hapura dhe Shqipëria një zonë zgjedhore

Kryetari i Partisë Dremokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se ka ardhur koha për një tjetër hap pas dekriminalizimit, atij të vettingut në politikë.    

“Përtej sulmeve të përditshme, llumit të pakufi që hidhet në arenën e debatit politik dhe mediatik, shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.

Është koha të tregojmë vullnet dhe përgjegjshmëri para shqiptarëve.

Përveç kësaj, Partia Demokratike depozitoi në Komisionin për Reformen Zgjedhore propozimet për:  Listat e hapura;  Shqipëria 1 zonë zgjedhore; Votën e diasporës.

Me këto propozime, listat e kandidatëve për deputetë çlirohen nga kontrolli i kryetarëve të partive, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës”, thotë Basha.

Sipas tij, këto nisma, janë konsultuar paraprakisht me qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë