Politike

Basha kërkesë Nikollës: Nuk e dua Bardhin në karrige ngjitur, ndërroja vendin me Agalliun  

Prej kohësh Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi jo vetëm që nuk komunikojnë më, por nuk e duan as afër njëri tjetrin.

Në padinë që Partia Demokratike depozitoi në SPAK ndaj Lindita Nikollës, mes disa kërkesave që kryeparlamentarja nuk i ka marrë parasysh, bie në sy edhe kërkesa e Bashës për të ndryshuar vendet ku deputetët ulen.

Lulzim Basha ka kërkuar që Lindita Nikolla të largojë Gazment Bardhin nga karrigia dhe në vend të tij të shkojë Arbi Agalliu.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen për disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: - Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si më poshtë: - Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, - Znj.Andia Ulliri zë vendin e  z.Allan Dogjani dhe ansjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas”, thuhet ndër të tjera në padinë e depozituar të enjten nga Lulzim Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë