Politike

Basha ironizon Ramën: Ka qeverinë më të korruptuar dhe thotë se do të luftojë korrupsionin

Kur Edi Rama lajmëroi fundin e fjalës së tij në ambientet e kryesisë së Kuvendit, vetëm pak metra më tutje, nga selia që ka marrë me qira, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, komentoi atë që Rama mëshoi gjatë fjalës luftën ndaj korrupsionit.   

“Çdokush tashmë e di dhe e thotë: peshku qelbet nga koka. Është e pamundur që kjo të jetë qeveria më e korruptuar në këto 34 vite, por kryeministri të jetë dorëjashtë, të jetë i pastër, madje të jetë zemërdhembshur. Dhe të zotohet pas 12 vitesh sërish si para 12 vitesh se do të jetë ai që do të luftojë korrupsionin!

E vërteta është se korrupsioni po merr goditjet e para pikërisht për shkak të SPAK, këtij produkti të çmuar për çdo shqiptar që të gjithë e dimë që sot kundërshtarë kryesor në punën e tij, ka pikërisht ekzekutivin, partinë në pushtet. E cila ka ndaluar, sipas raportimeve zyrtare me urdhër çdo denoncim për korrupsionin...’, tha ai

“Mund të flasësh 2 orë, mund të flasësh 12 orë, mund të pretendosh që ke ardhur sot në Shqipëri, ndërkohë që ke 11 vite që qeveris. Dhe në çdo vit, korrupsioni dhe niveli i tij janë rritur dhe sot kanë ardhur deri në grykën e këtij vendi duke përmbytur shpresat e qindra mijëra shqiptarëve që të votuan për ndryshim, por që panë që në vend të ndryshimit, vendi u llangos akoma më keq, qeverisja u bë akoma më e papërgjegjshme dhe pamundësitë ekonomike, vrasja e shpresës, larguan gjysmën e qytetarëve gjatë qeverisjes tënde. Këto janë faktet, të tjerat janë siç e thotë populli janë fukarallëk”, nënvizoi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë