Politike

Basha ironizon grupin ‘Bardhi-Berisha’: Derdhen bulevardeve? Mezi mbushin një rrugicë

Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pasi u mbyll seanca plenare në Kuvend, ku me votat e PS u rrëzua amendamenti i tij që parashikonte një detyrim të përhershëm të vendit tonë për të ndarë mjete financiare si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Basha tha se amendamenti i tij u rrëzua falë teatrit politik, siç ai quan aksionin e grupit ‘Bardhi-Berisha’.

Kreu i PD tha se PS po e përdor këtë situatë për të kaluar e pa trazuar prej katër muajsh ligjet pa diskutim.

Ai komentoi edhe lëvizjet e grupimit Bardhi-Berisha jashtë sallës së Kuvendit.

“Një grusht njerëzish nën radhët e opozitës kanë vënë interesant e tyre personale mbi interesat e vendit e të qytetarëve dhe e kanë dobësuar rolin e opozitës. Në vend të ngjallë besim, ngjallë zhgënjim. Në vend që të derdhet në bulevarde mezi mbush rrugicat. Të thërrasin mendjes dhe të lënë mënjanë interesin personal dhe të bëjnë ca është për t’u bërë në raport me këto probleme. Pastaj shpikin armiq dhe groposen më thellë në vrimën e harresës, përbuzjes. Ne nuk jemi pjesë e kësaj, kemi bërë thirrje dhe kemi paguar një çmim të lartë që kjo mos të ndodhë dhe po bëjmë gjithçka çdo ditë, ca na takon ne. PD të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës por të fillojë të ndërtojë një të tillë përmes qëndrimeve propozimeve, ofertave programore dhe së shpejti një ekipi njerëzish që testin kryesor e kanë për të provuar që janë dhe do të jenë aty jo si mbushës numrash, as interesa personale, por për ti dhënë fund teatrit dhe telenovelave me 5 aktorë e një regjisor, për të projektuar një politikë që në qendër të vëmendjes ka hallet e njerëzve", tha Basha.

Ai komentoi edhe deklaratat e ish.kryeministrit Arben Ahmetaj për inceneratorët. Basha tha se Rama duhet të japë dorëheqjen, pas akuzave që Ahmetaj lëshoi.

"Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të dalë ish zëvendëskryeministri e të tregojë me gisht kryeministrin si pronar të aferës më të madhe që është hetuar ndonjëherë, inceneratorët dhe të mos ndodhë asgjë. Minimumi në një shoqëri normale, do ishte largimi nga detyra dhe inkurajimi i një hetimi të plotë që do përfshinte personin e treguar me gisht nga 2-shi i tij dhe jo nga opozita.

Ishte hipokrite të mos thonim diçka që e dinë gjithë shqiptarët, pse ky precedent vendoset në Shqipëri, është dhe dobësimi permanent i aftësisë së opozitës për tu marrë seriozisht me problemet e vendit. Ky është edhe luksi i çdo të enjte, që një pjesë e opozitës i dorëzon Ramës dhe është boshti i vetëm që rrotullohet një qeveri dhe një kryeministër është aty", tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë