Politike

Basha i përgjigjet Ramës për reformën zgjedhore: E tregoi kë do në krye të opozitës

Nga Gazeta Si- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën zgjedhore pasi ky i fundit e ironizoi në konferencën për shtyp kur u pyet nëse Reformën Zgjedhore do e bëjë me Lulzim Bashën duke u përgjigjur: "Ku është ky se ka kohë që nuk e di".

Sipas tij, Edi Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.

“Edi Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot. Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha”, thuhet në reagimin e Bashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë