Politike

Basha: Hap negociatat për 6 muaj, Agjenci për hetimin e PPP-ve

Lulzim Basha premton që brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes së tij të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

“Brenda 6 muajve të parë bëjmë realitet konferencën ndërqeveritare dhe nisim realisht negociatat, duke hapur një kapitull të ri dhe të frytshëm që do të ketë përfundim anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Basha.

Kreu i PD-së foli gjatë një tryeze me tematikë integrimin organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare.

Ai tha se PD ka gati programin dhe se ka punuar me ekspertët më të mirë vendas e institute të partive simotra për të ngritur një udhërrëfyes që zgjidh problematikat kryesore të vendit, që sipas Bashës janë dobësimi ekonomik dhe punësimi.

“Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh ai.

Kreu i PD-së tha se do të ngrihet një agjenci e posaçme që do të luftojë korrupsionin, e cila do të shqyrtojë të gjitha koncesionet e dhëna përmes PPP-ve dhe monopoleve dhe do t’i denoncojë ato tek drejtësia. “Që drejtësia të bëjë punën e saj ndaj atyre që u kanë marrë shqiptarëve dhjetra miliona euro”, tha Basha.

Kreu i PD-së u zotua të asgjësojë çdo monolol që ka asfiksuar ekonominë falë aferave korruptive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë