Politike

Basha, grave të Vlorës: Përfaqësimi juaj në riorganizimin e PD, prioritet absolut  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi të dielën  paradite një bashkëbisedim me gra të qytetit të Vlorës.

“Rritjet e pjesmarrjes se gruas ne vendimarrje, mbështetja e iniciativave të tyre, krijimin e kushteve për ti nxitur të hapin biznese të reja, si përmes mbështetjes financiare ashtu dhe përmes reduktimit të taksave. Mbështetja për gruan nuk është e kufizuar thjesht tek individi, por një grua e sukseshme do të thotë një familje e shëndetshme”, u shpreh kryetari i PD.

"Në riorganizimin e PD, - theksoi Basha, - përfaqësimi i grave dhe të rinjëve do të jete prioritet absolut".

“Jam i bindur se një parti ku harmonizohen eksperienca e burrave, kujdesi dhe përkushtimi i grave dhe energjia e pasioni i të rinjëve, është e destinuar të ketë sukses”, tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë