Politike

Basha: Fundi i kësaj beteje është vetëm largimi i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thënë se kryeministrit Edi Rama nuk i ka mbetur asgjë tjetër, veç fasadës dhe propagandës.

Duke iu referuar vallëzimit të Ramës ditën e sotme në Fier me gratë e këtij qyteti për 8 Marsin, Basha tha se ai vazhdon të fshihet mes propagandës.

“Ka frikë Edi Rama me bandat e tij, ajo është propagandë dhe Rama e qan propagandën. Vendimi që e kemi marrë, është një vendim i paprecedentë, besojmë se ka ardhur momenti që të pranojmë një të vërtetë. Duhet të bëjmë diçka të madhe, për të ndryshuar vendin, duke filluar nga themeli bazë dhe të parët që e kanë kuptuar këtë janë njerëzit. Rama mundohet të fshihet nëpërmjet propagandës, por kjo nuk është një betejë për pushtet, por një betejë për një ndryshim të madh të Shqipërisë që e kanë në dorë shqiptarët”, tha Basha në emisionin “Zonë e Lirë”.

Basha shtoi edhe një herë herë se kjo qeveri, e cila është kapur duke vjedhur dy palë zgjedhjesh, duhet të largohet. “Ajo është kapur edhe në vjedhje koncensionesh të shëndetësisë, në vjedhjen e Unazës së Re… Ne e gjetëm veten para dy zgjedhjesh; ose të rrinim si një fasadë, ose të merrnim përsipër këtë rrezik, fundi i kësaj beteje nuk është vetëm largimi i Ramës, por një zgjidhje mbarëkombëtare”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se opozita është në luftë me qeverinë e korruptuar dhe jo kundër popullit për të prishur rendin dhe qetësinë. Ai shtoi se këttij regjimi i ka ardhur fundi. “Kjo është beteja midis shtetit të frikës dhe popullit. Ka shumë forma që policia kontrollon njerëzit mos shkojnë në protestat e opozitës, të cilat tregojnë se të vetmet armë që i kanë ngelur Ramës janë propoganda dhe frika,- ka vazhduar Basha - Kam besim tek forca e njerëzve, kemi një koncept që shteti punon me frikë dhe propagandë, këto janë gradat e fundit të një regjimi”.

Basha nënvizoi se nuk është e vërtetë që ndërkombëtarët përkrahin Ramën. “Asnjë mekanizëm i këtij regjimi nuk mund të shmangë të pashmangshmen. Me hapin tonë, kemi krijuar shtratin me të cilin të gjithë qytetarët do të krijojnë një të ardhme. Hapi i parë vrasja e frikës, e dyta një bashkëbisedim i frikës. E vetmja që na ndan nga kjo e nesërme, është forca e ëndrrave sepse ne po ëndërrojmë normalitetin. Forca e protestës është edhe ura e shpresës”.

Basha përsëriti edhe një herë se marrëveshje me Ramën nuk do të ketë, përveç se një qeveri tranzitore sipas tij, që do të gaarantojë më pas zgjedhje të lira e të ndershme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë