Në vitin 2009, kur nisi të aktivizohej si figurë politike e PD, Jorida Tabaku u caktua të koordinonte punët në degën numër 8 në Tiranë.
“Në këtë degë ishin dhe hapat e mi të parë në politikën aktive. Aty u rrita politikisht! Ajo degë më dha humbje dhe fitore e mbi të gjitha kënaqësinë të zgjidhesha nënkryetare Bashkisë Tiranë dhe dy herë deputete në Parlamentin e Shqipërisë”, shkruan Jorida Tabaku e cila për herë të parë zhvendoset nga Basha në degët e PD, 2, 3 dhe 10.
Nuk dihen arsyet e kësaj zhvendosje, edhe pse Tabaku ndryshe nga sa pritej në degën numër 8 mori edhe vota kontestuese, në garën për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për PD.
“Në këto zgjedhje më kanë besuar degët 2,3 dhe 10 në qytetin e Tiranës. Ekipi do pasurohet edhe më shumë me kandidatë të tjerë për deputetë!
Nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kënaqësi, privilegj dhe nder më të madh se të përfaqësoj demokratët e këtyre zonave”, shkruan ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.