Politike

Basha e zëvendësoi, Bardhi shkresë Nikollës si kryetar grupi: Të fillojmë negociatat për Avokatin e Popullit

Të enjten Lulzim Basha çoi në Kuvend shkresën për kryesinë e re të grupit parlamentar ku ndër radhë zëvendësonte Gazment Bardhin me Flutura Açkën si e deleguari e tij.

Lindita Nikolla në debat e sipër me Bardhin tha të enjten se vete kishte dilema dhe se për këtë arsye shkresën ia kishte lënë për interpretim juristëve të Kuvendit.

Vendimi nuk është marrë ende se kush do të njihet kryetar grupi, por Bardhi një ditë më pas, (të premten) i dërgon një tjetër shkresë Nikollës si kryetar i grupi. Kësaj here për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Bardhi propozon që të fillojë një proces transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit.

 “Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit”,  shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë