Politike

Basha e kontestoi, por Rama i përgjigjet: Do bëj sërish aktivitete tek inceneratorët

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha në konferencën për shtyp se nuk kishte parë asnjë vend në botë ku takimet të bëheshin në një vend grumbullimi plehrash duke iu referuar fushatës së një dite më parë të kryeministrit Edi Rama në oborrin e inceneratorit të Elbasanit.  

Por kryeministri Edi Rama e kishte një përgjigje;  

“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”, shkruan ai në Twitter


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë