Burime nga Brenda Partisë Demokratike kanë bërë të ditur se Lulzim Basha, kreu i kësaj force politike, do të shkojë drejt Ministrisë së Brendshme për të tërhequr protestuesit.
Një pjesë e protestuesve të opozitës, të cilët ishin të pranishëm në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas mbarimit të fjalës së Bashës, ju drejtua Ministrisë së Brendshme ku tentuan të thyenin kordonin policor të vendosur pranë këtij institucioni.
Nuk kanë munguar as tymueset dhe boja e hedhur drejt kësaj minister ashtu si u hodhën edhe drejt kryeministrisë.
Shkuarja e kryedemokratit pranë Ministrisë së Brendshme për të tërhequr protestuesit i ka dhënë fund edhe protestë së opozitës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.