Politike

Basha do të kryesojë listën në Tiranë: Më besoi dikur detyrën e kryebashkiakut

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të kryesojë listën e Tiranës zgjedhjet e 25 prillit

“Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet”, tha Basha në një intervistw për “News 24”.

Basha foli mbi shumëçka lidhur me zgjedhjet, programin e PD-së dhe cilësoi propagandë atë që po shqiptohet gjithnjë e më shumë se numrat do të imponojnë një koalicion të madh mes dy partive zgjedhjet e ardhshme parlamentare.   

“Kjo është propagandë e Partisë Socialiste e që tregon, e Edi Ramës, që tregon se sa të dëshpëruar, me qëllim për të motivuar bazën e pamotivuar socialiste e që ndihet po kaq e tradhtuar si shumica dërmuese e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim...”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë