Politike

Basha: Do të financojmë 100% të tarifave për 90% të studentëve

Një ditë pas prezantimit të programit për Arsimin, Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u takua me pedagogë dhe studentë për të sqaruar konkretisht pikat e këtij plani.  

Kryetari i opozitës gjatë bisedës u fokusua kryesisht tek domosdoshmëria që të rinjtë shqiptarë mos të humbasin shansin e arsimimit për pamundësi financiare.

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë bijë apo bir shqiptari të mbetet pa mundësinë për të ndjekur universitetin apo kualifikimin profesional në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes. Kjo është e para. Dhe për këtë arsye në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100% ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik, 90% e studentëve.

Së dyti, do të thotë që në të gjithë rrafshin  universitar, ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual...”, -  tha Basha

Sipas tij, më 25 prill nuk bëhet fjalë vetëm për zgjidhje dhe zgjedhje politike, por për një ndryshim total kursi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë