Politike

Basha: Çfarë do të bëja për biznesin nëse do isha sot kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte të enjten në një fasoneri në Lezhë. Gjatë bisedës me administratoren Brunilda Shytaj, Basha u njoh me situatën e këtij biznesi, që për shkak të krizës ka reduktuar numrin e punonjësve.

Nga ana e tij, Basha tha se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të qytetarëve dhe sipërmarrjes.

“Ju jeni shembull që qeveria e ardhshme do ta inkurajojë, që të tregojë dhe për emigrantët e tjerë, që duan të investojnë të ardhmen e tyre, ëndrrat e tyre, kapitalin e tyre, që në Shqipëri mund t’ia dalin, jo që në Shqipëri nuk i dilet, se përndryshe vendi s’ka të ardhme. S’mund të vazhdohet kështu!

Janë 7 vite që vazhdohet kjo mënyrë. Tani ka ardhur momenti t’i themi boll dhe të hapim një rrugë të re, të fillojmë ndryshimin. Është në dorën tonë. Shumica absolute e shqiptarëve e duan këtë ndryshim. Është në dorën tonë ta bëjmë të mundur. Jam i sigurt, në qoftë se ne nuk krijojmë disa kushte bazë, që ju… s’keni asnjë arsye të largoheni...”, tha Basha.

Por çfarë do të bënte Basha në një situatë të tillë, nëse sot do të ishte kryeministër?

“T'i japim çdo sipërmarrësi 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Për shembull në qofte se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj. Pra, kjo është ndihma e parë. Ndihma e dytë që mund t'ju japim është akses në kredi me garanci nga shteti, me një interes jo më të lartë se 2%, ku bie fjala për shpenzime operative apo investime kapitale. Në qoftë se ju duhet për të marrë borxh, për të marrë rrogat e punonjësve, 0%”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë