Lulzim Basha ka caktuar nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho si drejtues politik për zgjedhjet në qarkun e Korçës.
Në zgjedhjet e 2017, Edmond Spaho prodhoi një rezultat të dobët për qarkun e Elbasanit. Ai kryesoi listën e Elbasanit për PD-në duke u përfaqësuar në Kuvend vetëm me 3 deputet.
E vështirë të thuhet nëse Spaho do të rikuperojë rezultatin e Korçës, ku PD-ja zgjedhjet e fundit mori vetëm 4 deputetë.
Basha ka zgjidhur edhe “drejtimin” e PD për qarkun e Dibrës. Këtë qark për herë të parë do ta drejtojë Xhelal Mziu ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës.
Në zgjedhjet e kaluara, PD-ja fitoi në Dibër vetëm dy deputetë me Xhemal Gjunkshin dhe Dhurata Çupin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.