Lajme

Basha betohet për Kishë të Laçit: Rama me ministrat do kalben në burg!

Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në Kurbin për takimin e radhës me qytetarët, nga ku paralajmëroi Kryeministrin Rama dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës që të anulojnë kontratën për rrugën Milot-Balldren.

Kryedemokrati u kujtoi atyre burgun dhe tha se do të trajtohen si bandë kriminale me këtë aferë korruptive.

“Kjo kontratë do varroset. Rama, Balluku dhe Gjiknuri, do shkojnë pas hekurave, zotohem para Kishës së Laçit. Thirrini mendjes, thirrini mendjes sepse do t’u konfiskojmë çdo qindarkë. Do t’u trajtojmë si bandë kriminale. Madje e keni kaluar krimin e organizuar. Harrojeni ju se do i lemë vogëlushët pa shkollë, pensionistët pa pensione, qindarkë për qindarkë do t’ua marrim, do kalbeni në burg”, tha Basha.

Ai shtoi se sado të përqiqet kryeminstri Rama për të ndarë qytetarët mbi baza krahinore, nga Kurbini verior do i vijë fundi.

“E di edhe Edi Rama, sado që me gjuhën e tij të përçarjes krahinore mundohet ta kthejë panikun që e ka zënë në një shpoti që nuk ia blen më askush, por që tregon një gjë që fle në shubkoshiencën e tij, nga Kurbini do i vijë fundi pushtetit kriminal”, tha Basha.

Ai paralajmëroi kryeministrin Rama se nuk do të mundet të prezantojë dot kandidatin e tij për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili sipas kryeopozitarit tashmë duhet të ishte në burg për shitblerje votash në Dibër në zgjedhjet lokale të 2015.

“Ka njoftuar se do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, njeriun që duhet të ishte në burg për shitblerjen e votave në Dibër. Është kapur si pjesë e dosjes kriminale 184. Rama kërkon t’i hipë kalipiç popullit dhe të vërë një kriminel në krye të bashkisë. Nuk ke për të hyrë dot në Lezhë as ti as Rama. Nuk shkohet në Lezhë pa kaluar nga Kurbini”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë