Ka ndodhur

Basha arrin marrëveshje me Mediun: Por, PD duhet të përfshijë në program idetë e PR

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreu i PD-së Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim pasditen e së premtes. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha, deklaroi për mediat se votat e Partisë Republikane janë shumë të rëndësishme.
Mediu tha se programi i PD-së duhet të përfshijë idetë e Partisë Republikane.
“Do garojmë në një koalicion me PD-në. Unë besoj se koalicioni do të funksionojë jo vetëm për liderët e partive. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të partive të tjera, ka. PR do jetë kontributore për të marrë vota edhe në Kukës, në Dibër, ku ka pretendime që të kontribuojë për koalicionin”, tha ai.
Ai shtoj se Programi i PD si program i opozitës është i plotë dhe duhet të jetë i të gjitha forcave politike, por ka specifika çdo parti.
Data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë dhe PD-PR mund të kenë marrëveshje.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha u takua të premten edhe me aleatin tjetër, Shpëtim Idrizin e PDIU, me të cilët nuk ka arritur ende një marrëveshje.
Në parim, palët kanë një dakordësi për të shkuar me një listë të përbashkët, por ende nuk e kanë vendosur se sa përfaqësues të partive të vogla do futen në listat e PD, në cilat qarqe dhe në cilën renditje të listës.Tanimë kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati final i regjistrimit të koalicioneve në KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë