Politike

Basha: 4.5 mld euro na kushton korrupsioni i Ramës

Kryeministri Edi Rama nuk iu drejtua Lulzim Bashës, por demokratëve në letrën e shtatë publike. Po demokratëve iu drejtua edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha ka postua në rrjetet sociale një spot prej 60 sekondash, në të cilin rendit arsyet se përse, sipas tij, shqiptarët duhet t’i bashkohen kauzës së opozitës duke filluar që me protestën e 2 qershorit.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1883555865079955/

Në spotin e shpërndarë nga kryedemokrati përsëritet akuza se “Rama vodhi zgjedhjet, për të vjedhur shqiptarët”.

“4.5 miliardë euro na kushton sot korrupsioni i Edi Ramës”, thuhet aty. Basha flet për 14 koncesione korruptive, që në total u kushtojnë xhepave të taksapaguesve rreth 2 miliardë euro, aktualisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë