Futboll

Bartomeu: Mesi do ta mbyllë karrierën te Barcelona, VAR duket se favorizon gjithmonë Real

Lionel Messi “do të përfundojë karrierën e tij futbollistike tek Barcelona”. Është absolutisht i bindur presidenti i klubit bluagrana, Josep Maria Bartomeu, që ka mohuar me forcë zërat sipas të cilëve 33 vjeçari, nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën aktuale me klubin katalanas, që skadon në qershor 2021. “Nuk po futem në detaje të negociatave sepse jemi të përqendruar tek kampionati dhe jemi në tratativa me disa lojtarë, por Messi na ka shpjeguar se dëshiron të qëndrojë, kështu që mund t’iu siguroj se mund ta admirojmë tek Barça për shumë kohë akoma. I mbeten shumë vite e do të zbavitemi gjatë”, ka thënë Bartomeu për rrjetin spanjoll Movistar.

Numri 1 blaugrana ka folur pas fitores 4-1 të Barcelonës përballë Villareal që mban gjallë shpresat e titullit për skuadrën e Setien, momentalisht 4 pikë larg Real Madrid, që ka mundur Bilbaon falë një penalltie të transformuar nga Sergio Ramos e akorduar me ndërhyrjen e Var, që më pas ka mohuar një penallti për Athletic: “E pashë episodin e Bilbaos e, edhe pse më vjen keq ta them, e përsëris se Var nuk po përdoret ashtu si duhet. Që kur sezoni ka rifilluar duket se favorizon gjithmonë të njëjtën skuadër” ka deklaruar Bartomeu duke kontestuar në këtë mënyrë barazinë në përdorimin e teknologjisë.

Bartomeu vijon edhe më tej, duke u ndalur te merkato. Lautaro Martinez? Do të flasim në fund të sezonit, tani jemi të fokusuar te kampionati. E njëjta gjë për Neymar, por e shoh të vështirë rikthimin e brazilianit, duke parë krizën ekonomike që ka shpërthyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë