Vende dhe Udhetime

Barometri i Qyteteve: Vendet më të lira europiane për të udhëtuar

Cilat janë prioritetet tuaja kur planifikoni të kaloni disa ditë pushime në një qytet europian? Ushqim i mirë? Kultura e pasur? Historia interesante?

Më shumë të ngjarë ka të mos jenë këto arsyet që ju u jepni përparësi, por të shihni listën e çmimeve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një pushim dyditor gjatë fundjavës.
Barometri Vjetor i Kostove të Qyteteve ka postuar çmimet nga kostoja e një kafeje, deri tek tarifat e hyrjes në galeritë e artit, si dhe çmimin për dy net akomodim me tre yje për dy të rritur. Lituania kryeson në listën e destinacioneve evropiane më të lira.

Në Lituani mund të udhëtoni nga aeroporti i qytetit për vetëm 2 euro, plus dy net akomodimi në një hotel me tre yje për dy të rritur do t'ju kushtojë vetëm 80 euro. Në anën tjetër, Reykjavik, kryeqyteti i Islandës, është qyteti më i shtrenjtë në Evropë.

Kjo do të jetë pak e çuditshme për këdo që planifikon ta vizitojë këtë vend, gjatë një fundjave në Islandë, pasi ju do të shpenzoni afërisht 541 euro. Nëse po planifikoni të udhëtoni për në Euopë, hidhni një sy listës së vendeve, për të zgjedhur destinacionin më të lirë.

Bratislavia në Sllovaki, Moska në Rusi dhe Praga në Republikën Çeke renditen në top 10-shen, ndërsa Budapesti në Hungari renditet në vend të 11-të

Vilnius, Lituani – £ 147.35 ($ 191.92)
Beograd, Serbi – £ 151.57 ($ 197.41)
Varshavë, Poloni – £ 160.35 ($ 208.85)
Stamboll, Turqi – £ 166.83 ($ 217.29)
Bukureshti, Rumani – £ 167.74 ($ 218.47)
Porto, Portugali – £ 172.60 ($ 224.80)
Riga, Letoni – £ 178.60 ($ 232.62)
Bratisllavë, Sllovaki – 182,02 $ (237,07 $)
Moska, Rusia – £ 186.87 ($ 243.39)
Pragë, Republika Çeke – £ 190.19 ($ 247.71)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë