Politike

Bardhi thirrje institucioneve për ngjarjen në Shkodër: Zbardhni çështjen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partsë Demokratike Gazment Bardhi ka dënuar ngjarjen në Shkodër, ku gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos tritol në banesë.

Në median sociale X (më parë Twitter) Bardhi e konsideron aktin si një vepër kriminale që cenon sigurinë e familjes së gjyqtarit, por edhe të gjithë shoqërisë.

“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj".

 "Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cenim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë”, shkruan Bardhi.

Kryetari i Grupit Parlamentar bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, "duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë