Politike

Bardhi: Rama po bëhet jo vetëm qesharak por edhe frikacak

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit refuzoi kërkesën për interpelancë urgjente për investigimet e "RAI 3".

Bardhi shkruan se Rama nuk është vetëm qesharak, por dhe frikacak.

“Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak!

Herën e parë u fsheh me alibinë që të mbarojë njëherë punë SPAK me kallëzimin që Olsi Rama kishte bërë ndaj meje dhe pastaj do të vinte për tu përgjigjur në Kuvend. Kur SPAK mbarojë punë me atë paçavure propagandistike, sot paska shpikur alibinë e radhës, siç e paralajmërova edhe dje, që do të mbarojë njëherë punë me “Rai 3”, pastaj do të vijë për t’u përgjigjur në Kuvend.

Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet.

Faktet dhe pyetjet janë të thjeshta, kanë mbetur 1 muaj pa përgjigje, duke u fshehur pas tymnajës me gënjeshtara dhe alibi ditore, që rrëzohen nga nervozizmi që të shtohet çdo ditë”, shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë