Politike

Bardhi: Pse Rama ka frikë nga Venecia për Kodin?

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama se koha nuk pret për kalimin e Kodit të ri Zgjedhor, si përgjigje e Komisionerit për Zgjerimin i cili sugjeroi pritjen e përgjigjes nga Venecia.

“Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.

Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.

Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë