Politike

Bardhi: PS nuk na la rrugë tjetër, ka rrëzuar çdo kërkesë tonën

Gazment Bardhi  tha pas bllokimit të punimeve se opozita u gjend para faktit të kryer nga mazhoranca, dhe e se vetmja rrugë që u mbeti ishte bllokimi i Kuvendit.  

“Siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situata ku është përfshirë kuvendi, është anormale, Brenda një jave janë rrezuar 3 kërkesa për ngritjen e komisioneve. Jeni gazetarë që mbuloni punimet në Kuvend, por a keni dëgjuar sqarime se pse u rrëzua kërkesa për sistemin TIMS, apo hetimin e koncesioneve në fushën e shëndetësisë. Zero shpjegime dhe argumente se pse nuk lejohet komisioni hetimor për vendimmarrjet e pushtetit ekzekutiv. Ka zero shpjegime se pse opozitës nuk i lejohet që të bëjë propozimin e anëtarëve që ajo dëshiron në komisionin e reformës zgjedhore. Kemi dashur që Kuvendi të jetë një tempull ku diskutohen përballjet dhe argumentet... kur i mbyll rrugët opozitës, nuk mund të vijohet. Kjo betejë e jona sot është për të kthyer normalitetin dhe për t’i dhënë vendit një parlament të drejtë. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në komisionet zgjedhore, është legjitime. Ndaj nuk kemi lejuar që të niste seanca. Nuk do të donim kurrë që të shkonim te kjo formë, por na është mbyllur çdo rrugë”, tha ai.

Më i ashpër ishte Ervin Salianji:“PS nuk ka lidhje me fjalën, ligjin, me zbatimin e Kushtetutës dhe rregullores”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë