Politike

Bardhi në PE: PD-së i janë rrëzuar 8 komisione hetimore, 31 projektligje janë në sirtar, draftet e PS kalojnë pa u futur në kalendar   

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Sabilizim- Asociimit në Parlamentin Europian në Bruksel.

Bardhi është shprehur se funksionimi jo normal i parlamentit lidhet me disa të drejta kushtetuese që duhet të kenë deputetët e opozitës.

“Ne kemi dorëzuar 8 kërkesa për komision hetimor gjatë 2 viteve të kësaj legjislature. Që nga komisioni hetimor për inceneratorët,  mazhoranca ndaloi çdo ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita. Në total janë 8 dhe vetëm sesionin e fundit janë rrezuar brenda 1 jave 3 kërkesa për komisione hetimore. Janë refuzuar 4 kërkesa për interpelancë nga kryeministri i vendit për çështje që kanë interes për publikun. Mbahen të pashqyrtuara 31 projekt ligje të deputeteve te opozitës, ndërkohë sa i takon ligjeve me porosi të deputetëve apo kolegë të mazhorancës ato miratohen pa u futur në kalendar, pa kaluar 2 javë nga depozitimi i tyre në parlament”, tha ndër të tjera Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë