Politike

Bardhi i përgjigjet Alibeajt: Të dhunosh dhe shantazhosh deputetët s’është veprim emocional  

Gazment Bardhi i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt i cili sfumoi debatin e ndodhur dy netë më parë në kryesinë e PD-së.

Madje Alibeaj e cilësoi qëndrimin e Bardhit emocional me argumentin se në kryesi nuk ka pasur tensione.  

”Të dhunosh verbërisht apo të shantazhosh e fyesh deputetë, anëtarë të Kryesisë, pse ata kanë një mendim ndryshe, është sjellje prej një grupi militar dhe jo sjellje demokratike ku secili shprehet i lirë, bazuar në ato që beson. Kam dëgjuar se qëndrimi im ka qenë emocional. Jo nuk ka qenë. Qëndrimet e vërteta nuk kanë asgjë të keqe. Kam pasur qëndrim parimor. Kam dënuar dhunën verbale, kur është përdorur nga grupi i Berishës. Do të dënojë fyerjet dhe shantazhin ndaj gazetarëve edhe kur vijnë nga anëtarë të PD. Nuk mundem të toleroj asnjë dhunë”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë