Politike

Alibeaj mohon dhunën verbale në kryesi: Nuk pati tensione, qëndrimi i Bardhit emocional, Basha i lirë të kandidojë  

Enkelejd Alibeaj nuk dha një përgjigje nëse do të mbështesë emrin e Lulzim Bashën për kryetar partie në fund të korrikut, por tha se mund të konkurrojë kushdo.

Sa për deklaratën e Gazment Bardhit se disa militantë vepruan si grupe paramilitare, Alibeaj e ka minimizuar gjithë debatin duke e cilësuar emocional qëndrimin e tij.

  “Nëse i dhunuan ua kërkoj unë ndjesën personalisht. Modeli ndryshe është të respektojmë lirinë e shprehjes të çdo njeriu... Nuk ka një ndarje lidhur me atë se ca ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe. Qëndrimin i Bardhit emocional? Deri diku po.

Në mbledhje për aq sa zgjati asnjë prej kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje. Asnjëri prej tyre s’ka qenë as në presion, ka pasur qëndrime të ndryshme. Krerët e degëve janë PD, ato njerëz që më 8 janar ishin në mbrojte të deputetëve. Ata njerëz. S’ka pasur dhunë, fjalë ka pasur jam dakord. Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer apo në një situatë ju normale, ua kërkoj unë ndjesën. Një gjë, me shumë qetësi ua them secilit prej jush, keni të drejtën tuaj të thoni gjithçka dini. Të nxirrni problemin kryesor në mbledhje, është them në opinioni i secilit për mënyrën se si duhet ët ecë para PD.

Sipas rregullit të statutit, mbledhjet nuk duhet të dalin në publik. Kjo është ruajtje  e privatësisë së mbledhjes. Për sa kohë pranojmë që zhvillimet në PD janë çështje publike. Duhet një orë e më parë që PD të marrë formën e plotë të funksionimit. Zgjatja  e drejtimit të saj me kryetar të komanduar nuk ishte zgjidhja më e mirë. Ka qenë vendim i kryesisë dhe grupit ramë dakord që do vazhdonim me kryetar të komanduar deri pas zgjedhjeve. Ishte e nevojshme që menjëherë të futeshim në proces të riformësimit të PD. Nuk e kuptoj tashmë që edhe pas një zgjatje prej 1 viti të marrim kohë. Rregulli është që të vëmë rregulla në statut që e bëjnë pothuajse jo të domosdoshëm jo determinant se cili është kryetari i partisë.

Unë mbështes një parti me rregulla statutore demokratike, pushtet të ndara që kontrollojnë kryetarin, me pushtet që delegohen, me pushtet të decentralizuar.  Kërkohet një rindërtim i PD-së, nuk do duhet shfokusuar nga fakti se kush do jetë kryetar. Ka të drejtën të kandidojë kushdo”, tha Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë