Politike

Bardhi dhe Berisha: S’ka punime normale të Kuvendit, PS na ka bllokuar, të presë pasojat

Grupi parlamentar i mbështetur nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha paralajmërojnë seancë jo normale punimesh në Kuvend.

Pas mbledhjes së përbashkët në kryesinë e Kuvendit, Gazment Bardhi, i shkarkuar nga Kuvendi si kryetar grupi tha se, nëse mazhoranca ka vendosur të bllokojë opozitën, të njëjtën gjë do të bëjë edhe ajo

“Dua t’iu informoj se përgjatë dy viteve me urdhër politik janë bllokuar 31 projektligje, iniciativa të deputetëve të opozitës që nuk merren në shqyrtim nga Komisionet Parlamentare dhe kalohen në Kuvend pa dhënë datë për shqyrtimin e tyre.

Kërkuam komisione hetimore dhe na i kanë rrëzuar. Dua të apeloj mazhorancën që t’i rikthehet procesit normal të parlamentit. 

Nëse ke vendosur të bllokosh opozitën do duhet të marrësh pas dhe pasojën, të pengohet funksionimi normal i parlamentit. Sa kohë që opozita nuk ushtron te drejtat e veta s’do lejohet as mazhoranca” tha Bardhi.

Sali Berisha nga ana e tij ishte edhe me i ashpër në qëndrime.

“Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar...”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë