Politike

Bardhi deputetëve: Merrni fjalën secili në parlament dhe flisni për ndryshimet në qeveri

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka kërkuar nga deputetët e opozitës që këtë të hënë secili prej tyre të marr fjalën për procedurë, për të bërë komentet për ndryshimet në Qeveri.

Seanca e posaçme për votimin e ndryshimeve në Qeveri mbahet nesëe në orën 14:00.

Gjithashtu Bardhi ka bërë me dije se mbledhja e ardhshme e përbashkët e deputetëve të opozitës do të zhvillohet të mërkurën.

Vendi dhe ora do të caktohen pasi të miratohet rendi i ditës i seancës së të enjtes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë