Futboll

Barcelona siguron portugezin Zhoao Kanselo, huazim me të drejtë blerjeje

Gazeta Si – Një përforcim me vlera për Barcelonën në fundin e merkatos. Klubi katalanas ka mbyllur marrëveshjen me Mançester Sitin për afrimin e portugezit Zhoao Kanselo. Dy klubet kanë rënë dakord për një huazim me të drejtën e blerjes.

Kanselo sezonin e fundit luajti për Bajern Mynih, ku gjithashtu kaloi në huazim, por bavarezët vendosën për të mos e ushtruar të drejtën e blerjes. Tani mbrojtësi anësor kalon te skuadra e Ksavit, që kompletohet me një element të rëndësishëm me eksperiencë.

Futbollisti 29-vjeçar nuk ka pasur marrëdhënie shumë të mira me trajneri Pep Guardiola, ndaj dhe sezonin e fundit kaloi në Gjermani. Tani portugezi do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ksavi Hernandez, që do të ketë një ‘armë’ më shumë për objektivat sezonalë. Shifrat e këtij transferimi nuk janë bërë publike ende.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë