Futboll

Barcelona, Setien “shkarkon” Griezmann: Destabilizon ekipin

Barazimi kundër Atletico Madrid ngjan me dorëzim në luftën për titull përballë Real e Barcelona përfshihet nga kaosi. Pas vetëm pak minutash në fushë kundër ish-skuadrës së tij, marrëdhëniet  mes Antoine Griezmann dhe teknikut teknikun Quique Setien ka kohë që janë të ndera. “E kuptoj që është e vështirë për Griezmann të ndezë shkëndijën kur aktivizohet për kaq pak kohë – ka thënë trajneri – por në këtë moment është e vështirë ta hedhësh në fushë pa destabilizuar skuadrën. Do të flas me të, por nuk do ti kërkoj ndjesë sepse bëhet fjalë për zgjedhje teknike”.

Francezi duket një objekt i huaj në këtë skuadër, një i tepërt që nuk arrin të shprehë potencialin e tij të jashtëzakonshëm. Si me Valverde ashtu dhe me Setien, ish-Atletico është penalizuar nga moduli e nuk arriti të integrohet asnjëherë me Messi e Suarez. Një seri ndeshjesh negative e vetëm disa momente nga klasi i tij në këto muaj vërtetë të vështirë. Pastaj erdhën përjashtimet, deri në turpërimin e të martës në mbrëmje, kur Setien e hodhi në fushë në të 90′. “E kuptoj që mund të ndihet keq për këtë por edhe unë nuk jam i lumtur për të sepse është një person fantastik e shumë profesionist” ka thënë tekniku spanjoll në fund të ndeshjes.

Setien në fakt rrezikon edhe vetë dhe e ardhmja e tij është e varur në një fije. “Unë nuk ndihem i kërcënuar. Është mëkat të kesh të tilla rezultate. Po hasim gjithnjë e më shumë vështirësi. Të lësh këto pikë në klasifikim do të thotë të largohesh më shumë nga titulli. Duhet të vazhdojmë të punojmë e duhet thënë se Atletico Madrid është një ekip i mirë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë