Futboll

Barcelona, Pique mund të qëndrojë jashtë fushës për tetë muaj

Përndrydhje e gradës së III të ligamentit anësor, por edhe lëndim i brendshëm e parcial i kruciatit të gjurit të djathtë. Kjo është diagnoza e parë e dëmtimit të pësuar nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerald Piqué, të shtunën në mbrëmje në Wanda Metropolitano të Madrid, gjatë sfidës së La Liga kundër Atletico Madrid. Lojtari, një gur i rëndësishëm në formacionin katalanas, mund të qëndrojë jashtë për tetë muaj, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja As.

Piqué do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera, përpara se të vendoset nëse do ti nënshtrohet apo jo ndërhyrjes kirurgjikale. Nuk përjashtohet hipoteza e një trajtimi të veçantë që mund ta lejojë të kthehet në fushë për rreth 4 muaj. Natyrisht Barcelona e tekniku i saj Ronald Koeman duhet të bëjnë gjatë pa mbrojtësin ekspert.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë