Futboll

Barça-Real/ Zidan luan të ardhmen, Koeman për të fituar popullin katalanas

Zinedin Zidan, në konferencën për shtyp para sfidës së sotme me Barcelonën, ka dashur të largojë presionin. "Luhet e ardhmja ime? Kështu thyhej edhe një vit më parë, si edhe vitin e parë që erdha te Reali. Për mua nuk ndryshona sgjë”, - ka thënë trajneri francez, por në fakt diçka ndryshon pas atij fillimi kampionati të dobët dhe pas humbjes në Ligën e Kampionëve me Shakhtar Donjetskun në shtëpi.

Në Madrid qarkullojnë zërat për promovimin e Raulit në stolin e skuadrës, ish-sulmuesit dhe lojtarit flamur të Realit, aktualisht trajner i Castilla-s, skuadrës B të Realit, por një alternativë mund të jetë edhe Mauricio Poketino, pa klub në këtë moment.

Trajneri Zidan dhe presidenti i Realit, Perez. Gazeta Si, 24 tetor 2020

Nuk është më e mirë situata te Barcelona dhe aq më shumë në kampionat, pasi në Ligën e Kampionëve fitoi thellë me Ferencvaroshin. Situata e holandezit Koeman nuk është aq e keqe sa ajo e kolegut të tij francez, por ai duhet të bëjë për vete gjithë popullin katalanas, që është mësuar me një futboll të nivelit të lartë. Nëse shohim statistikat, ka vetëm një trajner holandez nga ata 5 që e kanë drejtuar Barcelonën, që ka debutuar me fitore në "El Clasico": Luis Van Gal.

Koeman, trajner i i Barcelonës. Gazeta Si, 24 tetor 2020

Zidan ka grumbulluar për këtë ndeshje kapitenin Serxho Ramos dhe ky është një lajm shumë i mirë për Realin, që ka vuajtur shumë në mbrojtje pa të. Ka një hipotezë për një mesfushë të përforcuar me Modriç, Kasemiro, Kros dhe Valverde, me dy lojtarë në sulm, Vinicius dhe Benzema. Nga ana tjetër, Koeman mund të aktivizojë Griezman (jashtë në Champions) për të formuar treshen me Koutinjon dhe Ansu Fatin, pas shpatullave të Mesit. Do të jetë një Barça-Real pa tifozë dhe me dy skuadra që nuk janë në lartësinë e së kaluarës. Megjithatë, mbetet gjithmonë një "El Clasico"… Ndeshja starton në orën 16:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë