Media Galeri

Barbie e parë në botë me aparat dëgjimi

Në qershor do të ketë në treg disa kukulla të reja Barbie, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme drejt diversitetit dhe përfshirjes. Nga krijimi i Barbie-t të parë të markës me aparate dëgjimi, te një kukull Ken me sëmundje të lëkurës vitiligo.

“Linja Fashionista e vitit 2022, e cila do të lançohet në Walmart, Target dhe Amazon dhe do t'i ndihmojë fëmijët "të shohin veten tek këto kukulla dhe ta dinë se është normale", tha Lisa McKnight, Shefja globale e Barbie Dolls.

Ajo shtoi se fëmijët duhet gjithashtu të inkurajohen të luajnë me kukulla që nuk u ngjajnë atyre për t'i ndihmuar ata "të kuptojnë dhe të dinë rëndësinë e gjithëpërfshirjes".

Gama e kukullave të Barbie është bërë gjithnjë e më e larmishme vitet e fundit. Në vitin 2019 ata lëshuan një Barbie bionde, me sy blu në një karrige me rrota dhe një kukull brune me një këmbë protetike. Në vitin 2020, kompania zbuloi një Barbie me ngjyrë me sëmundjen e lëkurës vitiligo. Ajo u bë një nga më të shiturit atë vit, sipas kompanisë. Në mënyrë të ngjashme në vitin 2021, një kukull me ngjyrë, me një model flokësh afro ishte një sukses global, duke u renditur si një nga pesë modelet më të njohura në mbarë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë