Bota

Barbadosi bëhet republikë pas sundimit 200-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar

Barbados zyrtarisht e shpalli veten republikë, duke hequr Mbretëreshën Elizabeth nga titulli i saj si Kryetare e Shtetit. Në ceremoninë, ku mori pjesë edhe djali i saj, Princi Charles, flamuri mbretëror britanik u tërhoq dhe guvernatorja e përgjithshme Dame Sandra Mason, e cila u betua si presidentja e parë e ishullit të Karaibeve.

Ishulli me 287,000 banorë, i njohur për plazhet e tij përrallore, si dhe duke qenë vendlindja e superyllit botëror të muzikës, Rihanna, i jep fund kështu nënshtrimit shekullor ndaj kurorës britanike. Presidentja e re u zgjodh në tetor me votim të drejtpërdrejtë universal.

Kjo epokë e re për Barbadosin i jep fund ndikimit të Britanisë, duke përfshirë më shumë se 200 vjet, kur ishulli ka qenë qendër për tregtinë transatlantike të skllevërve.

Mbretëresha Elizabeth, ka shprehur “urimet më të mira” dhe “paqe e lumturi në të ardhmen”, duke thënë se ky komb ka “vend të veçantë” në zemrën e saj.

Barbados ka njoftuar një vit më parë se dëshiron të shndërrohet në republikë, mirëpo do të mbetet brenda vendeve të Commonwealth-it (bashkësia e mbi 50 shteteve, pothuajse që të gjitha ish-territore të Perandorisë britanike).

Më vonë, është bërë e ditur se këngëtarja Rihanna do të shpallet heroinë kombëtare nga presidentja Mason. Kjo artiste dhe grua biznesi, është shpallur më herët ambasadore nga vendlindja e saj në vitin 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë