Para

Bankat: Mos prekni lek me dorë, gjithçka bëjeni online

Bankat e nivelit të dytë nxisin klientët e tyre që të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur shfaqjen fizike nëpër sportelet bankare dhe të përdorin më gjerësisht shërbimet dhe produket online që ato ofrojnë.

Përmes një mesazhi në postën elektronike, “Raiffeisen Bank” njofton që të gjithë klientët e saj që për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit të përdorin së më shumë kanalet alternative që nuk kërkojnë kontakt njerëzor.

“Përdorni kartat e debitit dhe të kreditit për të kryer pagesa duke kufizuar kontaktin direkt me paranë. Kartat tona ‘Contactless” ofrojnë munësinë e blerjes pa vendosur PIN. Blerjet me kartë brenda vendit janë pa komision”, thotë “Raiffeisen Bank”.

Në të njëjtin mesazh, kjo bankë kërkon që të shmangen vizitat e panevojshme nga qytetarët nëpër degë dhe të përdoren bankomatet si për tërheqje ashtu edhe për depozitim parash.

Nje keshillim i tille ka ardhur mesa duket pasi ne fund te shkurtit, autoritetet e Pekinit urdhëruan të gjitha bankat dhe institucionet financiare në Kine që të lajnë dhe të mbajnë në karantinë nga 7 deri në 14 ditë të gjitha paratë që zotërojnë në arkat e tyre. Urdhri u dha pasi studimet shkencore kanë treguar që një prej transmetuesve më të mëdhenj të koronavirusit janë pikërisht paratë që qarkullojnë nga njëra dorë në tjetrën.

Bankave iu kërkua që të disinfektojnë paratë me rreze ultravjollcë, apo temperatura të larta dhe të mos i hedhin ato në qarkullim për 14 ditë pas këtij procesi.

Pak dihet për koronavirusin e ri, por shkencëtarët kinezë mes atyre pak të njohurave që kanë zbuluar deri më tani është edhe fakti që virusi është në gjendje që të mbijetojë në sipërfaqe metalike, xhami, plastike apo druri për më shumë se 9 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë